Transmetuar më 16-03-2020, 15:33

Teksa koronavirusi ka prekur Greqinë, Kryeministri i vendit Kiriakos Mitsotakis dhe kabineti i tij qeveritar kanë bërë testin e koronavirusit.

Siç u konfirmua nga zëdhënësja e kreut të qeverisë ditën e sotme, Aristotelia Peloni, Mitsotakis ka dalë i painfektuar.

Po ashtu edhe familjarët e kreut të qeverisë kanë dalë negativ.

Ndërkohë analizat kanë treguar se edhe pjesëtarët e kabinetit qeveritar nuk janë të prekur nga virusi i rrezikshëm.

Deri më tani numri i të prekurve në Greqi ka arritur në 331, ndërsa i viktimave në 4. /a.y/noa.al