Transmetuar më 16-03-2020, 13:43

Presidenti i Republikës, Ilir Meta doli sot me një mesazh për kombin duke shprehur shqetësimin për situatën e krijuar nga koronavirusi dhe apeloi që qeveria të ketë gati skenarët për lehtësim.

Meta pohoi se vendi sot po përballet me një ngadalësim kritik të aktivitetit ekonomik, si pasojë e shpërthimit të pandemisë globale të coronavirusit.

Ai paralajmëroi se kjo do të shkaktojë një frenim të rritjes ekonomike dhe humbje serioze në mënyrë të veçantë në sektorin e fasonëve, turizmit, shërbimeve dhe biznesit të vogël.

Natyrisht që prioriteti madhor është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe mbështetja me fondet e domosdoshme për sektorin e shëndetësisë, si aktori kryesor në përballjen me pandeminë.

Por, thotë z.Meta, pasojat në ekonomi do të jenë objektivisht të pashmangshme, siç paralajmëron FMN dhe aktorët kryesorë të ekonomisë tonë.

Duke vlerësuar se duhet të bëhet gjithçka për të përballuar skenarët e ndryshëm të ecurisë së kësaj pandemie nga ana mjekësore, Meta shton se është jetike të punohet çdo ditë edhe për përballimin e skenarëve të ndryshëm të pasojave serioze në ekonominë kombëtare dhe jetën e çdo familjeje shqiptare, në veçanti të atyre më në nevojë.

Të dashur qytetarë,Vendi sot po përballet me një ngadalësim kritik të aktivitetit ekonomik, si pasojë e shpërthimit të…

Publiée par Ilir Meta sur Lundi 16 mars 2020