Transmetuar më 16-03-2020, 13:28

Vetizolimi ka bërë që personazhet e njohur të gjejnë një sërë formash për të kaluar kohën dhe për t’u ndjerë mirë.

Këngëtarja e njohur, Eneda Tarifi ka ndarë një video në të cilën ka zbuluar se si kanë krijuar muzikë së bashku me grupin muzikor.

“Ja ç’mund të bëjmë ne muzikantët edhe në kushte shtëpie. @cimidule (guitar) @fatlinddehiri (drums) @francifjerca (bass) @arberkocllari (keyboard) dhe ai që na bëri bashkë @mariodeda ( piano & studio man) #unërrinështëpi #dotiadalim Love you guys ♥️ @iamflorimumajesi”, ka shkruar Tarifa krah postimit të fundit në Instagram.