Frikë për Jan Vertonghen, i marrin peng familjen
Transmetuar më 15-03-2020, 20:27

Një ngjarje e frikshme i ka ndodhur familjes së futbollistit Jan Vertonghen, i cili aktivizohet në Premier Ligë te skuadra e Tottenham.

Siç raporton media britanike “The Sun”, më 10 mars, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët janë mbajtur peng nga katër persona të cilët ishin futur në shtëpinë e tij për të grabitur.

Në atë ditë mbrojtësi i Tottenham ishte i angazhuar në Champions League kundër skuadrës gjermane, Laipzig.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë klubi i Tottenham me anë të një postimi për mediat:

“Jemi përkrah Jan dhe familjes së tij pas këtij momenti të tmershëm. Ftojmë këdo që ka informacion të njoftoj policinë”.

Sipas policisë britanike 4 persona të maskuar dhe të armatosur me thika janë futur në shtëpinë e lojtarit gjatë kohës ku aty ndodhej bashkëshortja dhe fëmijët.

“Përpara se të largoheshin kanë vjedhur disa gjëra me vlerë, askush nuk u dëmtua”, lexohet në njoftimin e policisë.

Loading...