Transmetuar më 15-03-2020, 15:56

Koronavirusi nuk ka “kursyer” as futbollistët në “La Liga-n” spanjolle.

Bëhet fjalë për futbollistë te skuadra e Valencias.

Valencia ka njoftuar se pesë anëtarë të skuadrës, kanë rezultuar pozitiv në testet e Covid-19.

Nga këta pesë anëtarë, tre janë lojtarë të skuadrës A, kurse dy janë nga stafi teknik.

Ezequiel Garay, Eliaquim Mangala dhe Jose Luis Gaya janë tre futbollistët e prekur nga ky virus.

Lojtarët po qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të izoluar, ndersa gjendja shëndetësore paraqitet e qëndrueshme./a.k/noa.al/