Transmetuar më 15-03-2020, 11:43

Lidhur me krimin e ndodhur ditën e djeshme në Krujë Ku xhaxhai vrau me armë zjarri nipin, policia njoftoi sot se ka gjetur një tjetër armë zjarri të autorit të dyshuar të krimit.

“Pas një ore rrethimi të zonës dhe vendit ku fshihej, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të ngjarjes, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollin gjatë natës dhe paradites së sotme, të gjithë territorit ku dyshohej se autori kishte fshehur armën e zjarrit.

Si rezultat i kontrolleve nga një grup i specializuar i FNSH Tiranë, me pajisje speciale metalkërkuese dhe pas kontrolleve të shumta u bë e mundur gjatja në terren e armës së krimit, pistoletë TT dhe e një pushke gjysmë automatike, të cilat autori i kishte fshehur larg banesës”, thuhet në njoftimin e policies.

Ngjarja ka ndodhdur ditën e djeshsme, rreth orës 18:30, në Fushë Krujë, ku në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri Juljan Halili., 41 vjeç,nga xhaxhai i tij shtetasi Shkëlqim Halilaj, rreth 50 vjeç.

Janë të paqarta shkaqet që mund të kenë shkaktuar këtë ngjarje të rëndë. Shërbimet e Policisë pas veprimeve të shpejta e profesionale, bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorin e dyshuar të vrasjes së 41 vjeçarit./b.l/noa.al/