Parashikimi i motit për sot, e diel 15 mars 2020
Transmetuar më 15-03-2020, 10:24

Kjo javë do të mbyllet me shi dhe ndoshta do t’ua bëjë dhe më të lehtë qëndrimin në shtëpi ndërsa vendi ndodhet në izolim total për shkak të koronavirusit.

Sipas MeteoAlb,vendi ynë do të mbizotërohet nga vranësirat të cilat do të sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, në zonat malore parashikohet të ketë reshje dëbore.

Por në orët e pasdites pritet përmirësim i lehtë i motit. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga -1°C deri në 18°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindore duke krijuar dallgëzimi 4 ballë./b.l/noa.al/

Loading...