Transmetuar më 15-03-2020, 09:19

Shënohen dhe rastet e para të abuzimit me çmimet duke përfituar nga situata emegjente e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri. Në Durrës, 2 pronare farmacish po procedohen penalisht pasi nga kontrollet ato nuk kanë lëshuar kupon tatimor si dhe kanë rritur çmimet e produkteve.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, në zbatim të masave të përcaktuara në Planin e Masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve abuzive të tregtimit të medikamneteve me çmime të rritura fiktivisht, duke përfituar nga situata emergjente e COVID-19 që po kalon vendi, si dhe fshehjen e të ardhurave të përfituara nga abuzimi me çmimet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor "Medikamenti", në kudër të të cilit u proceduan penalisht 2 shtetase, pronare të farmacive dhe konkretisht shtetaset, S. L., 32 vjeçe, banuese në Durrës dhe E. D., 40 vjeçe, banuese në Shijak, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë në lagjen Nr. 13, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi dezinfektantësh për duart pa faturë tatimore, të cilët shiteshin me çmime abuzive, si dhe në farmacinë në lagjen Nr. 4, u konstatuan shitje pa kupon tatimor.

Autoritetet njoftojnë se kontrolle të tilla do të vijojnë në të gjithë qarkun për parandalimin e abuzimit me çmimet jo vetëm të medikamenteve, por të çdo produkti për konsum nga qytetarët.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/