Transmetuar më 14-03-2020, 12:49

Shpërthimi i koronavirusit po detyron nuset dhe dhëndurët që të anulojnë dasmat e tyre ose ti shtyjnë për një datë tjetër kurse disa të martuar po ndahen nga sherret në shtëpi gjithë kohës.

Disa nuk kanë zgjidhje tjetër sepse janë ndaluar tubimet e njerëzve ose në dasma duhet të jetë vetëm çifti dhe dëshmitarët.

Ndërkohë çifte të tjera shqetësohen për sigurinë e familjarëve dhe miqve të tyre, prandaj kanë vendosur të mos bëjnë festime. Kjo mund të jetë një lëvizje e përgjegjshme për të respektuar rregullat e OBSH.

Në Shtetet e Bashkuara, në zona si Nju Jork, Oregon, Ohajo dhe Kaliforni janë ndaluar të gjitha organizimet dhe festimet me një numër të madh njerëzish.

Ndërkohë që në Kinë ka patur një numër të madh kërkesash për divorce. Kjo po ndodh pasi çiftet janë përballur me debate të forta gjatë periudhës së karantinimit.

Duke qëndruar 24 orë në 24 në shtëpi ata kanë pasur të pashmangshëm debatin duke e precipituar atë deri në sherrnajë me pasojë ndarjen. /a.m/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE