Moti i fundjavës
Transmetuar më 14-03-2020, 01:19

Këtë të shtunë 14 Mars 2020 moti parashihet të jetë me vranësira dhe rreshje shiu në veri, ndërsa zona qëndrore dhe Jugu i vendit do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. 

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. 

Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 -0,5 metër në det të hapur. Temperaturat zbresin në veri.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  5/14°C

Zonat e ulëta  10/27°C

Zonat bregdetare 12/25°C

Ditën e premte, temperaturat arritën të regjistronin vlerën më të lartë në Elbasan prej 25⁰C. Kjo ditë e vërtetë pranverore që përfshiu vendin do të pasohet ditën e shtunë pasdite nga ardhja e masave të paqëndrueshme. Qielli i kthjellët i mëngjesit të së shtunës do të pasohet nga vranësirat graduale. Në orët e pasdites e të mbrëmjes në pjesën veriore do të nisin reshjet e shiut. Dita e diel kryesisht do të jetë e vranët me reshje shiu në pjesën veriore e atë qendrore. Temperaturat do të shënojnë vlerat si në figurat më poshtë. Urojmë që e gjithë kjo situatë të kalojë sa më shpejt!

Loading...