Cristiano Ronaldo reagon për koronavirusin nga karantina, ja çfarë është e rëndësishme
Transmetuar më 13-03-2020, 22:34

Futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka reaguar për situatën ndaj pandemisë së koronavirusit në rrjete sociale dhe mbështet mikun e skuadrës, Daniel Rugani.

‘Bota është në një moment të vështirë që ka nevojë për kujdesin dhe vëmendjen tonë. Unë flas për ju sot jo si lojtar futbolli, por si djalë, baba dhe qenie njerëzore i shqetësuar për zhvillimet e fundit që kanë prekur të gjithë botën.

Është e rëndësishme që të ndjekim këshillat e OBSH dhe organeve drejtuese për mënyrën se si duhet ta përballojmë këtë situatë.

Mbrojtja e jetës së njeriut duhet të jetë mbi çdo interesi tjetër. Do doja ti çoja lutjet e mia çdo personi që ka humbur të afërmit, solidaritetin tim pë rata që po luftojnë virusin, njësoj si miku im i skuadrës Daniele Rugani dhe të tregoj mbështetje për të gjithë ekipin e mrekullueshëm të mjekësisë që rrezikon për të shpëtuar të tjerët’, shkroi Ronaldo në rrjete sociale.

Ronaldo ndodhet në karantinë në Madeira pasi fluturoi për në Portugali para disa kohësh sepse gjendja shëndetësore e nënës së tij u përkeqësua prej një goditjeje në tru./a.m/noa.al

Loading...