Koronavirusi/ “Shqipëria mbyll kufirin me Kosovën”
Transmetuar më 13-03-2020, 10:35

Autoritetet në Shqipëri kanë vendosur që në kuadër të masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit të ri, të mbyllin përkohësisht edhe kufirin me Kosovën.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (QKMK) që funksionon në kuadër të Ministrisë së Puinëve të Brendshme në Kosovë ka njoftuar se duke filluar nga data 13 mars, 2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë për të gjithë shtetasit, përkatësisht veturat e Republikës së Kosovës.

“Do të lejohet hyrja vetëm e veturave të shëndetësisë apo ndihmës së shpejtë, automjeteve komerciale (ato të cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri me datën 15 mars, 2020 në ora 24.00”, thuhet në njoftimin e QKMK-së, shkruan ‘REL’.

Në kuadër të masave shtrënguese që ndalojnë qarkullimin në Shqipëri, Qeveria e atjeshme ka marrë masa edhe për ndalimin e qarkullimit të mjeteve publike dhe atyre private në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.

Shqipëria ka deri më tani 23 raste me koronavirus, ndërsa këtë javë ka regjistruar edhe viktimën e parë nga sëmundja që shkakton koronavirusi, COVID-19.

Tirana, Durrësi dhe 6 qarqe në izolim, Rama: Nga e premtja ndërpritet qarkullimi i automjeteve

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Loading...