Një person përfundon me plagë në Spitalin e Korçës, policia jep detajet e para
Transmetuar më 12-03-2020, 22:33
Foto ilustruese

Një 35-vjeçar ka përfunduar i plagosur në Spitalin e Korçës pasi u konfliktua me një tjetër për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.9, nga e cila u dëmtua me mjet prerës 35-vjeçari i identifikuar me inicialet E.P.

I lënduari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m/noa.al

Loading...