Transmetuar më 12-03-2020, 08:00
Koronavirusi shënon viktimën e parë në Greqi. Bëhet fjalë për një 66-vjeçar, i cili në 2 mars ishte konfirmuar si i prekur nga virusi i rrezikshëm.
Ministria e Shëndetësisë në Greqi konfirmoi viktimën e parë, duke bërë me dije se viktima e parë u shënua në zonën e Patras.
66-vjeçari kishte qenë pelegrin në Tokën e Shenjtë të Betlehemit dhe në kthim rezultoi i prekur nga virusi i rrezikshëm.
Në total në Greqi të prekurit nga koronavirusi arrijnë në 99. /a.y/noa.al