Transmetuar më 11-03-2020, 19:11

Policia shqiptare ka dalë nëpër rrugët e disa qyteteve për të gjurmuar njerëz të cilët kanë qenë në Itali dhe nuk janë vetëizoluar në shtëpi por dalin jashtë tyre.

Më konkretisht janë marrë aksione në Shkodër, Vlorës dhe Lezhë ku policia ka ngritur postblloqe në disa pika kyçe të qyteteve.

Policët janë pajisur masa mbrojtëse dhe me maskë, duke kontrolluar automjetet për te verifikuar nëse disa persona kanë qenë në Itali dhe nuk e kanë deklaruar diçka të tillë.

Patrullat policore i ndalojnë njerëzit dhe automjetet dhe u drejtojnë pyetje dhe më pas emrin e tyre e vendosin ne sistemin TIMS.

Bashkë me ta janë edhe efektivët e ardhur nga Tirana enkas për të ushtruar kontrolle në qytet si një masë paraprake për koronavirusin.

Kontrollet zhvillohen me urdhër të drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu.

Të gjithë personat e ardhur nga Italia dhe Greqia, janë të skeduar që në kufi e pikat doganore dhe me urdhër të qeverisë duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë, kush e thyen këtë urdhër do të gjobitet me 5 mijë euro.

Kjo lëvizje vjen pasi qeveria shqiptare lejoi gjithë këto ditë lëvizjen pa kufizime për në Itali dhe kthim duke bërë që të mos ndalet depërtimi i koronavirusit në Shqipëri. Rastet e zbuluara së fundi vijnë pikërisht nga Italia.