Transmetuar më 11-03-2020, 17:46

Teksa në vendin tonë janë regjistruar 11 raste të personave të prekur nga koronavirusi, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ndërprerë disa shërbime.
Kështu, deri në 17 mars, do të ndërpriten testimet e Teorisë dhe Praktikës për marrjen e lejedrejtimit; Aplikimet për Testimet për marrjen e lejedrejtimit; Testimet/kualifikimet pranë Drejtorisë së Kualifikimeve Profesionale (DPSHTRR).
Ndërkohë, deri më 23 mars do të ndërpritet mësimi dhe klasat në autoshkolla, praktikat në rrugë, trajnimet me Kryqin e Kuq!/b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





