Transmetuar më 11-03-2020, 15:39

Deputetë të Komisionit të Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë po ndjekin dhe vlerësojnë masat e marra per perballimin e situatës se emergjencës të krijuar në Shqipëri si pasojë e përhapjes në shumë vende të botës së virusit COVID-19 dhe nevojën për solidaritet me bluzat e bardha të cilet kane pergjegjesine kryesore.

“Ne konstatojmë me shqetësim disa veprime keqdashëse të disa personave politikë që synojnë të perhapin panik, mosbesim tek stafet mjekësore dhe demoralizim.

Për këtë qëllim bazuar në Nenin 267 të Kodit Penal në Republikën e Shqipërisë kemi vendosur të kallzojmë penalisht shtetasin Sali Ram Berisha ish-deputet, për përhapjen e informatave apo njoftimeve të rreme, me imazhe të montuara apo komente me shkrim (përmes faqes së tij facebook), të cilat targetojnë opinionin publik duke nxitur me vetëdije një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit.

Gjithashtu i bëjmë thirrje Partisë Demokratike të ndalojë menjëherë daljen në Tiranë dhe në bashki të tjera të vendit të përfaqësuesve të saj, të instruktuar për të përhapur panik. Kallzimi i plotë penal do të depozitohet nesër në mëngjes në Prokurorinë e Tiranës”, sqaron grupi i PS./b.l/noa.al/