Koronavirus u parashikua 12 vite më parë, kur do zhduket dhe kur do rikthehet sërish
Transmetuar më 11-03-2020, 15:27

Koronavirus u parashikua rreth 12 vite më parë në një libër profecish rreth fundit të botës, thonë teoritë konspirative në rrjete sociale.

Deri tani, sëmundja Covid-19 ka vrarë më shumë se 4 mijë persona dhe ka infektuar më shumë se 110 mijë në mbarë botën. Ndërsa autoritetet që po mundohen të parandalojnë përhapjen në Itali, Kore të Jugut dhe Iran, zërat për origjinën e koronavirusit janë të shumta.

Teoritë konspirative thonë se virusi është parashikuar në shekullin 16 nga profeti Nostradamus dhe në Biblën e krishterë.

Të tjerë kanë pohuar në mënyrë të egër koronavirusi është një armë sekrete e lëshuar aksidentalisht në një laborator në Wuhan, Kinë.

Në një libër, lexuesit gjetën që autori Dean Koontz shkroi për një sëmundje koronavirus të quajtur Wuhan-400 në romanin e tij të vitit 1981 The Eyes of Darkness.

Ndërsa shkrimtarja amerikane Sylvia Browne shkroi një gjë të ngjashme në vitin 2008 në librin e saj "End of the days".

"Rreth vitit 2020, një sëmundje e ngjashme me pneumoninë do të përhapet në të gjithë globin duke prekur mushkëritë dhe tubat bronkialë e me rezistencë ndaj të gjitha trajtimeve të njohura. Pothuajse më enigmatike se sëmundja vetë do të jetë fakti që do të zhduket papritur, po aq shpejt sa mbërriti. Do të sulmojë përsëri pas 10 vitesh e më pas do të zhduket plotësisht", shkruhet në një paragraf./a.m/noa.al

Loading...