Transmetuar më 11-03-2020, 14:53

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur publikisht për viktimën e parë nga koronavirusi, një grua 73-vjeçare, e cila vuante nga zemra dhe disa sëmundje të tjera.

Në deklaratën për mediat, Rakacolli tha:"Konkretisht ishte e sëmurë që vuante nga insufiçenca kardiake e rëndë që në gjuhën mjekësore klasifikohet si NYHA3. Kishte prej shumë vitesh çrregullime të ritmit të zemrës. Kishte sëmundje kronike të mushkërive që në gjuhën mjekësore quhet Spok. Kishte hipertireozë ose një patologji të gjendrës tiroide dhe ishte një e sëmurë që kishtë kryer përpara disa vitesh edhe bajpas kardiak.

Pra ishte tërësisht në grupin e atyre sëmundjeve të cilët siç ju kemi informuar kur preken nga koronavirusi janë ata që çedojnë më shpejt. Pavarësisht përpjekjeve maksimale që janë bërë nga ana e mjekëve të spitalit të Durrësit për ta mbajtur në jetë, pacientja nuk mundi që të mbijetojë.".

Ajo njoftoi që ky virus prek më shumë të moshuarit dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundje kronike.  Ndër të tjera bëri thirrjen që të kufizohet lëvizja e njerëzve sa më shumë të jetë e mundur dhe njerëzit të telefonojnë 127 nëse kanë një histori udhëtimi apo kanë shenja infeksioni./a.m/noa.al

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri, gruaja nga Durrësi nuk ia doli

Shifrat zyrtare! Numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri shkon në 12. Preket dhe Lushnja

Koronavirusi në Shqipëri, Qeveria mbyll shkollat, ndërpriten fluturimet me veriun e Italisë

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE