Transmetuar më 11-03-2020, 13:08

Një person ndodhet në gjendje të rëndë i plagosur, si pasojë e një sherri të ndodhur në Lushnje.

Pas njoftimit të marrë se në fshatin Ngurrëz e Vogël ka pasur një konflikt mes dy personave, efektivët e policisë shkuan në vendngjarje dhe bën arrestimin në flagrancë të T. D., 74 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnje.

Arrestimi i tij  bë pasi në fshatin Ngurrëz e Vogël, mbrëmjen e djeshme, për motive të dobëta ka goditur me thikë, duke plagosur rëndë I. S., 50 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori ka goditur 50-vjeçarin.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”. /a.y/noa.al