Transmetuar më 10-03-2020, 19:25

Një djalë i dëshpëruar është i frikësuar se nëna e tij mund të jetë viktima e radhës nga koronavirusi në Britani pasi ndodhet në koma.

Gruaja rreth 60 vjeçe nga Sunderland është personi i parë në qytet i diagnostikuar me virus.

"Përveç dhimbjes së gjunjëve, ajo ishte e aftë dhe e shëndetshme, kështu që kjo na ka shokuar të gjithëve. Ne menduam se kishte thjesht një të ftohtë dhe infeksion në gjoks, por ditën e enjte mezi po merrte frymë, kështu që shkoi në spital dhe të premten ishte shumë më keq.

Ne as nuk e mendonim se mund të ishte koronavirus, sepse ajo nuk del shpesh nga shtëpia", tha djali i saj.

Sipas tij, dita e vetme kur doli nga shtëpia ishte dy javë më parë kur donte të vizitohej prandaj është mister se si e mori virusin.

Deri tani, Covid-19 ka marrë jetën e gjashtë britanikëve dhe ka infektuar 373, nga të cilët vetëm 18 janë rikuperuar plotësisht./a.m/noa.al