Transmetuar më 10-03-2020, 15:11

Supermarketet në shumë shtete të botës janë mbushur me njerëz që po bëjnë blerje për të qenë të përgatitur për koronavirusin.

Është vënë re një situatë e pazakontë në rrjetin e dyqaneve Aldi në Sidnei, ku njerëzit duke të tmerruar teksa blejnë letra higjenike.

Në momentin kur punonjësi hapi dyert e supermarketit, të gjithë nxituan për të marrë letra higjenike.

Disa australianë janë zemëruar dhe kanë akuzuar grupin e blerësve që po krijojnë panik në vend me veprimet e tyre.

"Njerëzit që mbajnë ushqime dhe letër tualeti javë për javë nuk arrijnë të gjejnë asgjë. Kjo është cmenduri. Gjëja më qesharake është se qindra njerëz përplasen me njëri-tjetrin dhe kjo është mënyra më e mirë për të përhapur koronavirusin", thonë ata.

Para disa ditësh, tre gra filluan të përleshen në një supermarket vetëm për letra higjenike./a.m/noa.al