Transmetuar më 10-03-2020, 00:14

Air Albania njoftoi mbrëmjen e së hënës se duke marrë shkas nga masat e fundit të lajmëruar nga Këshilli i Ministrave, pezullon të gjitha fluturimet me Italinë.

Kompania tha se siguron pasagjerët për ndryshimin e datës pa pagesë, për të gjitha fluturimet e ndikuara nga ky vendim.

Për pasagjerët e Air Albania kontaktoni në nr. +355 4 22 46 000

Sakaq, aeroporti ndërkombëtar i Tiranës informon se për të gjithë fluturimet që janë anulluar dhe për të mësuar informacionin mbi biletën, njoftojmë pasagjerët, se janë të lutur të kontaktojnë kompanitë ajrore apo agjencitë ku kanë blerë këto bileta.