Transmetuar më 09-03-2020, 19:47

Koronavirusi ka prekur edhe futbollin në Itali. Alessandro Favalli, 27 vjeç, lojtari i skuadrës Rexhio Audace ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, gjë që do të sjellë vendosjen në karantinë të të gjithë ekipit që luan në Serinë C.

Djali i Giuseppe Favali, i cili ka luajtur me Milanin, Interin dhe Lacion iu nënshtrua testeve në spitalin e Crema, nga e cila u zbulua se atleti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por rezultoi pozitiv.

"Për momentin na duhet t’i nënshtrohemi karantinës, derisa të kemi një njoftim të dytë,” deklaroi klubi nga Rexhio Emilja.

Alessandro Favalli, banor në Cremona u bë pjesë e skuadrës në janarin e kaluar. Gjatë karrierës së tij ka luajtur me Padua dhe Ternana./a.m/noa.al