Transmetuar më 09-03-2020, 18:33

Koronavirusi ka ndarë një çift nga Italia, të cilët rrinë rreth 1 metër larg për të ndaluar përhapjen.

Federica dhe Giovanni janë të fejuar. Federica jeton në Casalpusterlengo, një nga komunat e para që u prek nga Covid-19 rreth dy javë më parë.

Ndërsa Giovanni jeton në një fshat jashtë zonën së Lombardisë. Të dy u takuan për festën e 8 marsit, por nuk u puthën e as u përqafuan.

"Ti mund të më kishe blerë të paktën mimoza", i thotë ajo duke qeshur.

Të dy prisnin që të shkëmbenin të paktën një përqafim, por ishin nën vëzhgimin e karabinierëve në pikën e kontrollit përgjatë rrugës nga Ospedaletto Lodigiano për në Casalpusterlengo.

Por u detyruan të ktheheshin në zonat e tyre pa e përjetuar momentin e shumëpritur.

Miliona njerëz janë duke shpresuar për dritë në fund të tunelit të gjatë dhe të errët të COVID-19./a.m/noa.al