Transmetuar më 09-03-2020, 00:00

Të nderuar lexues më poshtë po ju njohim se si priten kushtet meteorologjike për javën që presim përëpara, me informacionin që mundësohet nga Shërbimi Metereologjik Ushtarak.

Pas disa ditëve me shi (të cilat vijojnë lokalisht edhe të Hënën dhe të Martën) përgatituni për disa ditë me diell, ditë të ngrohta në mesditë dhe ditë festive siç është Dita e Verës.

Por më konkretisht le ti shohim ditët një nga një.

Dita e Hënë do të ketë mot me alternime kthjellime dhe vranësirash me këto të fundit të cilat në momentin e zhvillimit do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Në orët e pasdites në relievet malore të qendrës dhe jugut deri në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra.

Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 -1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  2/12°C

Zonat e ulëta  8/16°C

Zonat bregdetare 10/15°C

Duke filluar nga dita e Martë priten akoma më shumë orë me diell edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat mesatare dhe hera herës deri të dendura. Do të ketë edhe reshje shiu të herëpashrshme por lokale dhe në formë pikash.

Më tej nga dita e Mërkurë deri të Premten (si dhe të Shtunë deri në orët e drekës) pritet që moti të jetë i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare.

Për tu theksuar janë temperaturat (sidomos të ditës së Enjte dhe asaj të Premte) ku vlerat e mesditës do të na rikthejnë ndjesinë e ditëve të verës pasi shkojnë deri në 26 gradë Celsius.