Transmetuar më 08-03-2020, 22:15

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar që njerëzit të mos paguajnë me kartëmonedha, por të gjejnë mënyra pagese pa para’ në dorë, pasi, sipas saj, kartëmonedhat mund të përhapin virusin.

“Të gjithë ata që kanë përdorur kartëmonedha, duhet të lajnë menjëherë duart pasi Covid-19 mund të qëndrojë te paratë ashtu si në çdo sipërfaqe tjetër për disa ditë”, informon OBSH, ndërsa ka këshilluar këtë të diel 8 mars që njerëzit të bëjnë pagesa dixhitale.

Por si funksionon kjo? Në Shqipëri pjesa më e madhe e njerëzve kanë karta debiti e të tjerë edhe karta krediti. Megjithatë qytetarët kanë tendencën që të nxjerrin paratë nga bankomatet dhe të bëjnë blerje me lekë në dorë duke bërë që paratë të qarkullojnë kudo.

Kjo mund të evitohet. Shumë njësi tregtare përdorin pos, me të cilat mund të blesh me kartë debiti ose krediti.

Në të gjithë botën, numri i rasteve me koronavirus ka kaluar shifrën 109 806 me 3 802 të vdekur dhe 60 960 të shëruar.