Transmetuar më 08-03-2020, 20:31

Ditën e sotme është konfirmuar dhe rasti i një shqiptari në Itali i cili ka rezultuar pozitiv në testet me koronavirus.

Bëhet fjalë për një burrë 43 vjeç nga Kuçova, emigrant në Itali në Codogna.

Në një lidhje direkte me Italinë, gazetarja e Ora News, Alba Kepi u shpreh se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se për momentin është i shtruar në spital.

Alba Kepi

Alba Kepi: Konfirmohet rasti i një shqiptari me koronavirus në Itali. Kam pasur kontakt me të afërm të tij. Është nga Kuçova dhe banues në Codogna i cili për disa ditë është i shtruar në spital por familjarët më thonë se është në gjendje të mirë shëndetësore. Ishte e paevitueshme duke marrë parasysh se shumë shqiptarë jetojnë në Itali. Situata është e vërtetë shqetësuese. Në Itali ka hyrë në fuqi dekreti i firmosur nga kryeministri Conte. Janë masa drastike janë mbyllur të gjitha institucionet e kulturës, të gjitha objektet sociale dhe janë anuluar të gjitha eventet. Shihet mjaft qartë në rrugët italiane ku nuk ka qytetarë. Italia e ka të pamundur ta përballojë duke marrë parasysh stafet mjekësore. Dita e djeshme ka shënuar pikun e të infektuarve ku janë regjistruar 1200, ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 233. Kjo është dhe arsyeja kryesore se përse është firmosur me urgjencë dhe një dekret i ri masash".