Transmetuar më 08-03-2020, 20:12

Kompania Air Albania e cila operon nën ombrellën e Turkish Airlines ka anuluar ditën e sotme 6 fluturime.

Fluturimet e anuluara janë ato vajtje si dhe në mbërritje nga Milano, Roma dhe Bolonja.

Në abcnews një udhëtar tha: “Me Air Albania kishte ditën e sotme dhe kthimin dhe kthimi u anulua. Ata nuk mund të bënin rimbursim të pjesshëm, më hapën një problem të madh. Kam bërë edhe një ankesë, për këto dy ditë sepse nuk mund të anulohet një biletë e prenotuar muaj më përpara”, thotë udhëtari.

Sakaq kompania ka njoftuar se rimburson fluturimet nëse anulohen deri dy ditë përpara për periudhën deri 26 mars.

Ndërsa nuk ka një njoftim zyrtar në faqen e kompanisë për anulimin e fluturimeve. Në media sot u tha se këto fluturime janë anuluar pa afat.