Transmetuar më 08-03-2020, 13:23

Frika nga koronavirusi bën që të shtyhen ndeshjet e Serisë A në Itali. Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafor, ka bërë thirrje që të vlerësohet ndërprerja e kampionatit.

Sipas tij nuk ka kuptim që në një kohë të tillë, ku po ndërmerren një sërë masash për të mos rrezikuar qytetarët, futbollistët, arbitrat dhe trajnerët të vihen në rrezik.

Kjo deklaratë e tij bëri që ndeshja e parashikuar të luhej në orën 12.30 mes Parma dhe Spal të shtyhet.

Më tej u mor vendim që ndeshja të mbahet në orën 13.45.

Ndërkohë për ndeshjet e tjera, nuk është komunikuar ndërprerje apo shtyrje. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE