Shi apo diell? Si do të jetë moti për Festën e Femrës
Transmetuar më 07-03-2020, 23:49

8 marsi, Festa e Femrës do të fillojë me reshje shiu në vendin tonë. Deri në mesditë, Shqipëria do të jetë me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu, ndërsa në zonat malore mund të ketë reshje dëbore.

Kushtet atmosferike pritet të përmirësohen në orët e pasdites, ku qielli do të jetë i kthjellët dhe do të mungojnë reshjet.

Temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat nga -1°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar dallgëzim 4 ballë./a.m/noa.al

Loading...