Transmetuar më 06-03-2020, 19:13
Foto ilustruese

Një histori drithëruese e cila ka tronditur gjithë rajonin e Pescaras në Itali, u mbyll me dënimin me 11 vite burg të një burri 47 vjeç, i cili u gjet fajtor për abuzimin seksual me dy vajzat e tij të mitura.

Ndërkohë me 4 vite e 6 muaj burg u dënua nëna 44-vjeçare, e cila për vite me radhë e kishte mbuluar të shoqin. Abuzimet tronditëse kanë ndodhur mes viteve 2012 dhe 2016, ku për atë çfarë ndodhte kishte dijeni jo vetëm nëna e vajzave, por edhe kushërinjtë e tyre dhe disa nga të afërmit.

Dy vajzat u rritën duke pasur vështirësi të kuptonin se çfarë ishte normale dhe çfarë jo, në një marrëdhënie familjare.

Më pas duke gjetur ngushëllim tek një bashkëmoshatar i cili u bë i dashuri i saj, vajza e madhe e cila kishte hyrë në adoleshencë nisi të kuptonte se çfarë kishte ndodhur për vite me radhë. Kështu ajo i tregoi gjithçka gjyshes nga nëna, e cila në gusht të vitit 2017 vendosi të bënte denoncim, prej nga nisën dhe hetimet për të dy priondërit. Ajo që u zbulua nga hetimet lë pa fjalë…

Babai flinte sistematikisht në krevat me vajzën e madhe, me të cilën kryente marrëdhënie seksuale. Në disa raste edhe vajza e vogël, kishte pësuar abuzime të të njëjtit lloj.

Burri i cili në familje tregohej i dhunshëm sistematikisht, impononte praaktika perverse me vajzat, duke i kërcënuar, shkruan noa.al. Gjithçka teksa nëna nuk lëvizte as gishtin.

Siç deklaroi prokuroria në sallën e gjyqit javën e kaluar, gruaja kishte vendosur ta toleronte të shoqin për gjithçka bënte, madje nuk i bënte përshtypje se çfarë ndodhte.

Për më tepër në disa raste, pasi kishte asistuar në abuzimet ndaj vajzave, gruaja qeshte para tyre për çfarë u ndodhte. /a.y/noa.al