Transmetuar më 06-03-2020, 14:16

Fotografi prekëse janë publikuar të një çifti të martuar për gati 60 vite, të ndarë nga coronavirusi, ndërsa provojnë të komunikojnë përmes një dritareje.

Gene Campbell, 89 vjeç, është bllokuar brenda qendrës së kujdesit në Kirkland të Washington State, ku disa banorë kanë vdekur nga Covid-19.

Mirëpo dashuria nuk e ka ndalur gruan e tij Dorothy, 88-vjeç, që të jetë pranë tij, ndërsa viziton burrin e saj përmes dritares, raporton skynews.

Dorothy u shoqërua nga djali i tyre Charlie, një infermier i regjistruar nga Silver City, New Mexico, ai mbante një telefon në duar, në mënyrë që ata të bisedonin me njëri-tjetrin.

Raportohet se numri i vdekjeve nga coronavirusi në SHBA u rrit në 12 të enjten, ndërsa të infektuar janë raportuar gjithsej 200 raste.

Kolorado dhe Nevada raportuan rastet e tyre të para. Nëntë nga të vdekurit ishin nga e njëjta shtëpi pleqsh periferike të Seattle, ndërsa tani rasti është nën hetimin federal.

Ndërkohë ka më shumë se 98,000 raste të konfirmuara dhe të dyshuara në nivel global, sipas Universitetit Johns Hopkins, i cili është duke ndjekur shpërthimin. Ai thotë se ka pasur më shumë se 3,380 vdekje./b.l/noa.al/