Sheiku rrëmben dy vajzat, kërcënon ish-gruan
Transmetuar më 05-03-2020, 23:17

Sheiku i Dubait organizon rrëmbimin e dy vajzave të tij dhe kërcënon gruan e tij të shtatë. Bëhet fjalë për Mohammed bin Rashid al Maktoum, miliarderi Kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sheiku ka rrëmbyer dy vajzat e tij për të kërcënuar gruan, princeshën Haya bint al-Hussein nga Jordania, e cila e la pak kohë më parë.

Ky fakt u raportua në disa dokumente të prezantuara në Gjykatën e Lartë britanike.

Vitin e kaluar princesha kërkoi ndarjen dhe kujdestarinë e dy vajzave si dhe urdhër mbrojtje pas ngacmimeve seksuale të të shoqit.

Një gjyqtar britanik, Andrew McFarlane, publikoi përfundimet e dosjes, por konkluzionet dhe vendimi nuk duket të jenë të lehta për tu menaxhuar, për shkak tëe lidhjeve të ngushta mes Londrës me Emiratet Arabe.

Al Maktoum është gjetur fajtor për ngacmim seksual ndaj gruas. Çështja nisi një vit më parë kur princesha e Jordanisë mbërriti në Londër duke u arratisur nga Emiratet, ku mori me vete vajzën Zayed, 8 vjeçe dhe Al Jalila, 12.

Haya iu drejtua gjykatës së Londrës për të kundërshtuar kërkesën për kthimin e vajzave tek i ati. Sipas princeshës, sheiku kishte planifikuar të martonte njërën nga vajzat me princin trashëgimtar të Arabisë Saudite,  Mohammed bin Salman. /a.y/noa.al

Loading...