Transmetuar më 05-03-2020, 23:01

Tre të rinj gjetën vdekjen tragjikisht pasi morën pjesë në një festë ditëlindjeje në Moskë, Rusi.

Tre të rinjtë, sapo kishin dalë nga sauna dhe u hodhën menjëherë në pishinë, por nisën të ankoheshin duke thënë se uji ishte shumë i nxehtë.

Në atë moment, në ujë u hodhën kuba me akull, të cilët shkaktuan një reaksion kimik.

Ata nisën të kolliteshin menjëherë dhe shumë prej tyre humbën ndjenjat, por tre prej tyre nuk u përmendën më.

Viktimat Valentin Didenko 32 vjeç, dhe dy 25-vjeçarët Natalia Monakova dhe i dashuri i saj Yuri Alferov, ishin në festën e organizuar për të festuar ditëlindjen e 29-të të blogeres së njohur në Instagram, Yekaterina Didenko.

Nga analizat paraprake rezultoi se Valentin, burri i blogeres dhe dy të rinjtë gjetën vdekjen të mbytur pasi humbën ndjenjat nga reaksioni që shkaktoi akulli i ngrirë me ujin.

Blogerja Didenko është e njohur për publikimin e sugjerimeve se si të kursejnë para lidhur me produktet farmaceutike, ndërsa ka mbi 1 milion ndjekës në Instagram. /a.y/noa.al