Transmetuar më 05-03-2020, 13:37

Një nënë është dënuar me 11 vite burg për vrasjen e vajzës së saj dy vjeçe, të cilën e mbyti me bukë në gojë.

Arsyeja përse i mori jetën vogëlushes është se kishte hedhur ushqimin e saj në tokë.

Vajza Viktoria vdiq pasi nëna e saj, Svetlana Mirzoeva i futi bukën me zor në gojë duke e mbytur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin rus, Omsk.

Imazhet tregojnë momentin e tmerrshëm kur Svetlana, 28 vjeçe zemërohet me të miturën.

Kur e kuptoi se çfarë po i bënte vajzës, mori ujë të nxehtë për ti zbutur gojën në fyt, por ishte shumë vonë sepse fëmija kishte vdekur.

"Ajo nuk po merrte frymë dhe unë u përpoqa ti nxirrja bukën nga goja", tha ajo në polici.

Dëshmitari kryesor i vrasjes ishte djali i saj 4 vjeç, Ali. Partneri i saj Alexey Tretyakov, 30 vjeç, mbështolli trupin e vogëlushes në një peshqir dhe e futi në një çantë sportive blu, më pas e hodhi në një vend të panjohur. Menjëherë pas vdekjes së foshnjës, ai vdiq nga helmimi me alkool./a.m/noa.al