Transmetuar më 05-03-2020, 11:45

Një mësuese 27-vjeçare nga Michigani, Amerikë është dënuar me burg pasi kreu marrëdhënie seksuale me dy gjimnazistë dhe i dha njërit lëndë narkotike.

Minimumi i dënimit është katër vite burg pasi pranoi akuzat për sjellje seksuale me dy djem të moshës 16 e 17 vjeç.

Kathryn Houghtaling kreu marrëdhënie me ta disa herë në vende të ndryshme. Ajo ishte mësuese që jepte lëndën e edukimit special në gjimnazin Rochester, ku filloi punë në gusht të vitit 2018.

Sulmet seksuale kishin ndodhur në dhjetor 2018 e janar 2019 në Michigan.

Autoritetet thonë se nuk ndodhi asgjë në shkollë dhe është e paqartë sa zgjati abuzimi seksual.

Burimet për mediat amerikane raportojnë se mësuesja kreu marrëdhënie me djemtë në një apartament dhe një herë në makinë, ndërkohë që studentët e tjerë e shihnin.

Prokuroria tha se një prej studentëve i jepte mësim në klasë.

Në fjalën e saj para gjykatës, Houghtaling me lot në sy pranoi se ishte sjellë në mënyrë të rëndë dhe se prej krimit të saj kishte humbur si vendin e punës dhe martesën.

“Kam mësuar të marr përgjegjësi të plotë për veprimet e mia. Mendimi i të shkuarit në burg me tmerron”, tha ajo.

Arrestimi i saj erdhi pasi një prind gjeti në celularin e nxënësit një video ku ajo festonte në mënyrë të dyshimtë me ta./a.m/noa.al