Parashikimi i motit/ Kushtet përmirësohen pasdite, deri kur nuk do të ketë reshje në Shqipëri
Transmetuar më 05-03-2020, 08:31

Reshjet e shiut nuk do të mungojnë as ditën e sotme. Megjithatë kushtet e motit do të përmirësohen gjatë pasdites.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mesditë duke u luhatur nga vlerat -2 deri në 16 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë, mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

Ndërsa ditën e nesërme do të jetë moti i kthjellët deri pasdite. Në orët e mbrëmjes, i gjitë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut me intensitet mesatar.

Temperaturat do të jenë në rritje nga -1 deri në 18 gradë celsius./a.m/noa.al

Loading...