Transmetuar më 03-03-2020, 23:37

Gjatë kësaj të marte 3 mars, vendi ynë u ndikua nga kushte të paqëndrueshme meteorologjike me mot të vranët dhe reshje shiut të cilat kanë nisur në veriperëndim.

Në orët e pasdites i gjithë territori u shoqërua nga reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet kryesisht mesatar ndërsa në veriperëndim deri të lartë.

Reshjet me intensitet mesatar vijojnë gjatë natës në të gjithë vendin ndërsa me intensitet të lartë në jug dhe një pjesë të qendrës.

Për shkak të erës së fortë jugore temperaturat sot në vlerat e mesditës arritën nga 17ºC në zonat malore deri dhe në 24ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Por si do të vijojë moti për ditën e mërkurë 4 mars?

Deri në orët e para të mëngjesit vijon moti i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar. Më pas deri në fund të ditës moti do të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash shoqëruar me reshje shiu lokale dhe afatshkurtra në momentin e zhvillimit të vranësirave.

Temperaturat në të dyja vlerat vlerat (minimale dhe maksimale) pritet të pësojnë rënie. Ato minimale parashikohen nga 3ºC në relievet malore deri në 5ºC në ato të ulta e bregdetare ndërsa ato në vlerat e mesditës parashikohen nga 8ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.