Transmetuar më 03-03-2020, 23:32

Orët e para të mëngjesit vijonë me mot të vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar.

Më pas deri në fund të ditës moti do të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash shoqëruar me reshje shiu lokale dhe afatshkurtra në momentin e zhvillimit të vranësirave.

Temperaturat në të dyja vlerat vlerat (minimale dhe maksimale) pritet të pësojnë rënie.

Ato minimale parashikohen nga 3ºC në relievet malore deri në 5ºC në ato të ulta e bregdetare ndërsa ato në vlerat e mesditës parashikohen nga 8ºC në zonat malore deri në 16ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Era do të fryjë mesatare në tokë, e fortë në det me hpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë./b.l/noa.al/