Transmetuar më 03-03-2020, 18:32

“Unë, në të vërtet mendoj se është e padrejtë për BE-në dhe të tjerët të flasin për tarifën sikur ajo të jetë arsyeja që po shfaqen problemet.

Tarifa nuk është problemi sipas meje, problemi është Serbia, dhe askush nuk drejtohet kah Serbia, për t`i treguar se ajo nuk mundet që të vazhdoj të bëjë gjëra të tilla” është shprehur mes të tjerash Kongresisti amerikan Eliot Englel, në një prononcim për Alba Life TV.

Engel më tej ka shtuar se, "Nëse Serbia do ta ndryshonte qasjen, mbase nuk do të ishte e nevojshme tarifa. Por, nëse kjo nuk ndodh, dhe Kosovës nuk i premtohet ajo që e meriton, atëherë BE-ja nuk mund ta fajësoj dikë tjetër përveç vetes”.

Sipas Engel administrata Trump e ka përfshi Kosovën në itinerarin e vet dhe për këtë arsye ai shprehet se, "Do të doja që administrata amerikane të jetë më e angazhuar në çështjen e Kosovës. Shtetet e Bashkuara kanë një rol të rëndësishmen në vëzhgimin e demokracisë në Kosovë se si lulëzon e rritet . Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë.

Kosovarët kanë punuar shumë dhe janë shumë pro Amerikan, prandaj ne u’a kemi për borxh  që të kujdesimi për ta dhe të sigurohemi që ata (populli i Kosovës) të mos ngacmohen as nga Serbia, as nga asnjë vend tjetër. Prandaj derisa të jem aty do të sigurohem që gjërat të shkojnë siç duhet".