Heqja e tarifës, Albin Kurti i bën thirrje Serbisë të ndalë ofensivën
Transmetuar më 03-03-2020, 12:21

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në lidhje me heqjen e pjesshme të tarifës për lëndën e parë që importohet nga Serbia duke i bërë thirrje që të heqë dorë nga politikat destruktive.

"Vullnetit tim të mirë, për heqjen e pjesshme të tarifës në lëndën e parë që importohet nga Serbia, në mënyrë që të krijohen kushtet për rifillim të dialogut dhe të ndërtimit të marrëdhënieve konstruktive të bashkëpunimit, qeveria serbe po i përgjigjet me intensifikim të fushatës së çnjohjeve së pavarësisë së Kosovës.

I bëj thirrje Serbisë zyrtare që ta ndalë këtë ofensivë dhe të heqë dorë nga politikat destruktive ndaj Kosovës dhe shtetësisë së saj. Po ashtu, do të kërkoj nga faktorët relevantë ndërkombëtarë, në radhë të parë ShBA-të dhe BE-ja, si ndërmjetësues në procesin e dialogut, ta shtojnë trysninë mbi Serbinë që ta ndërpresë politikën armiqësore ndaj Kosovës", shkroi Kurti në Facebook.

Kryeministri i Kosovës shtoi se është treguar se ka një vullnet për marrëdhënie korrekte e normale me Serbinë, por nuk do të lejojë që të nëpërkëmbet./a.m/noa.al

Loading...