“C’est la vie”, një këngë për jetën nga Besa Kokëdhima
Transmetuar më 03-03-2020, 11:26

Një këngë për jetën nga Besa Kokëdhima. Këngëtarja e njohur vjen para publikut shqiptar me këngën e saj më të re, “C’est la vie”.

Besa Kokëdhima duket se e ka shumë për zemër këtë këngë të re. Ajo është kujdesur të realizojë dhe një videoklip për të dhe momentalisht thotë se është gati për ta lançuar.

“Përfunduam xhirimet e “C’est la vie”, ku një pjesë e ndava me vogëlushen engjëllore Edelinën; që pavarësisht se desha ta mbaja vazhdimisht përqafuar, ishte një nga njerëzit më profesionistë që kam punuar ndonjëherë".

Ashtu siç Besa pohon, “C’est la vie” është një këngë dhe mesazh që e kam krijuar me shumë dashuri dhe sinqeritet artistik".

Edhe prezantimin video e ka po aq përzemër, me një fabul që të rrëmben e një një bashkëpunim përtej kufijve.

Këngën e gjeni këtu kurse më poshtë tekstin e saj

Besa – C’est la Vie ft. BledBeats Music & Lyrics : Besa Intrumental/Arrangement: BledBeats Directed by Nathanael MATANICK | (Lyrics Below)

Se sa Të kam dash’ nuk di se sa Se sa Të kam prit për një ‘Më fal’

Rritu, bindu ji vajzë e mirë M’thanë në jetë do korrësh ç’ke mbjellë Pse dreqin çdo ditë që kalon është më terr

Uh la la Më shtrëngoi në gjoks e më tha Uh la la la një ditë unë do të kthehem pas

Uh la la shiu lag por dielli del prapë Uh la la Shiu lag por dielli del prapë

Ref : C’est la vie – Më djegin lotët sytë me t’i pa C’est la vie – sa vështirë e kam ty me t’fal C’est la vie – mami thotë që s’bën ti për mua T’jet’ i drejtë a të jetë dinak Mashkull lind por burra ka pak! C’est la vie!

(C’est la Vie – Uh la la la la la ) x 4

Ref 2 C’est la vie – Më djegin lotët sytë me t’i pa C’est la vie – sa vështirë e kam ty me t’fal C’est la vie – t’më doje pak Fati ynë do qe i pandarë C’est la vie – nuk ka ditë për mua që nuk pres ty me t’pa C’est la vie!

Verse 2 Se sa Më ke dash’ në zemër e mbaj Se sa Jeta ndal kur nuk të kam pranë

Qeshu, bindu, ji vajzë e mirë Don’t be fake, mbi zemrën mos shkel E pse dreqin demonët po fitojnë çdo herë

Uh la la Më shtrëngoi në gjoks e më tha Uh la la la një ditë unë do të kthehem pas Uh la la Trupi s’dhëmb kur shpirti është plagë Uh la la Trupi s’dhëmb kur shpirti ështe plagë

Loading...