Flet nëna që nuk heq dot dorë nga kanabisi: Isha dru kur linda vajzën
Transmetuar më 02-03-2020, 15:13

Një nënë nga Britania ka treguar se nuk heq dot dorë nga kanabisi. Ajo i habiti të gjithë kur pranoi se ka konsumuar lëndë narkotike gjatë shtatzënisë dhe në sallën e maternitetit.

39-vjeçarja Biba Tanya ka lindur tre fëmijë dhe teksa i sillte në jetë, tymoste kanabis. Mjeku Carol Cooper tha se nuk e rekomandon një gjë të tillë, por Biba ishte tepër kokëfortë.

"Teksa ndjeja kontraktimet, unë u ngrita nga krevati dhe mora çakmakun. Kisha përgatitur më parë tre fletë kanabis që i kisha marrë nga një mik rreth një javë më parë dhe i kisha përgatitur për lindjen. Burri im Kevin Lyncheshaun, 60 vjeç, një inxhinier ishte poshtë duke mbushur pishinën e lindjes me ujë", rrëfen Biba.

Kur u ul në pishinën e lindjes që e kishte përgatitur për të sjellë në jetë fëmijën e tretë, nuk kishte ndihmën e askujt veçse të bashkëshortit.

"Isha dru", tregoi ajo për lindjen e vogëlushes Lola që është e shëndetshme./a.m/noa.al

Loading...