Transmetuar më 01-03-2020, 22:11

Çfarë është: qen, mace apo ari? Prej një jave rrjeti social po çmendet lidhur me misterin e Gấu Mèo Bắc Mỹ, një këlysh hibrid i lindur në Vietnam, emri i të cilit do të thotë ariu mace amerikano-verior.

Në faqen e tij në Facebook të hapur prej disa ditësh, numërohen mbi 100 mijë ndjekës.

Por rreth këtij këlyshi ka shumë mister! Në videon që gjeni më poshtë shihen momente nga përditshmëria e tij,

ku këlyshi shihet duke lozur me qen të tjerë.

I frikësuar nga kureshtarët përreth, Gấu Mèo Bắc Mỹ, nuk arrin që ta kuptojë se është ndryshe. /a.y/noa.al