Pas barazimit në Durrës shkëputet 4 pikë nga Tirana, Kukësi shkarkon trajnerin Duro
Transmetuar më 29-02-2020, 20:35

Barazimi 2-2 në Durrës me Teutën i kushtoi stolin trajnerit Shpëtim Duro.

Ecuria e javëve të fundit kishte lëkundur ndjeshëm pozitat e trajnerit të Kukësit, sidomos pas humbjes në ndeshjen direkte me Tiranën. Kukësi është shkëputur katër pikë nga Tirana kryesuese pas javës së 24-ët në Kategorinë Superiore.

Për të rifituar kreun, Kukësit i duhet t;i bëjë llogaritë me një trajner të ri.

“Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kukësit.

“Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen”.

Ndaj Teutës  Kukësi po kryesonte 2-1 deri në kohë shtesë, por një gol i kallakut i hoqi fitoren ekipin verilindor, çka i kushtoi stolin trajnerit tiranas. /NOA.al/

Loading...