Transmetuar më 29-02-2020, 20:06

Nata e dasmës dhe muaji i mjaltit që pasonte menjëherë më pas, duhet të ishin momente të lumtura mes burrit dhe gruas të lidhur në martesë. Por nuk ndodhi kështu me këtë burrë që pikërisht në çastet më të paharrueshme të martesës, e tradhtoi gruan e tij. Jo me një grua tjetër por pikërisht me nënën e të shoqes, pra vjehrrën e tij.

Kjo është historia e çiftit nga Londra, Angli, Paul dhe gruas së tij Lauren ku në mes u fut vjehrra, Julie, publikon noa.al një lajm të zgjeruar të britanikes Mirror e cila intervistoi nusen e pafat.

E nuk mjaftoi kjo, vjehrra mbeti shtatzënë me dhëndrin e të bijës.

Gjithçka nisi në vitin 2004, në muajin mars, gjatë martesës së Lauren Walls 19 vjeçe dhe Paul White 20 vjeç.

Në çastet e fundit, Julie 38 vjeçe, nëna e Lauren vendos të mos i ndahet çiftit as natën e dasmës dhe as në muajin e mjaltit. Dhe ia dha këtë të drejtë vetes duke qenë se pagoi 15 paund për festën e tyre martesore.

Dhe kështu, muaji i mjaltit u kthye në një arenë seksi ku dy femrat nënë e bijë "mbanin radhën" për të bërë seks me dhëndrin.

E ndërkohë, vjehrra Julie mbetet shtatzënë pikërisht gjatë muajit të mjaltit dhe 9 muaj më vonë bëhet me djalë.

Nusja nisi të dyshonte që në fillim të muajit të mjaltit dhe aty nga fundi doli hapur duke i shfaqur dyshimet e saj tek i shoqi dhe e ëma pasi në celularin e burrit lexoi biseda mes tyre që jo vetëm tregonin se ishin dashnorë por madje shpalosnin dhe plane për të ardhmen.

Kjo gjë i dha fund martesës por burri nuk u shqetësua sepse menjëherë u martua me të ëmën duke ecur ndoshta me teorinë më e mirë e ëma se e bija.

Sot që kanë kaluar rreth 16 vjet, Lauren tashmë 35 vjeçe pohon se e ka përjetuar keq gjithë këtë që ndodhi me Paul tani 36 vjeç dhe të ëmën e saj tani 54 vjeçe.

Megjithatë jeta vazhdon siç shihni fotot në galeri dhe ajo u lidh me një burrë tjetër me të cilin tani ka 3 fëmijë dhe aktualisht po presin fëmijën e katërt. /noa.al/