Transmetuar më 29-02-2020, 11:34

Një pensionist nga Australia është dënuar me 25 vite burg pasi vrau në mënyrë mizore bashkëshorten e tij në vitin 2017.

Ata ishin duke shëtitur në një park në Adelaide, kur Peter Rex Dansie shtyu gruan 67-vjeçe Helen Dansie, e cila ishte në karrorë invalidësh.

Ajo përfundoi brenda në liqen, ku gjeti vdekjen. Nga hetimet u zbulua se 71-vjeçari kishte planifikuar një udhëtim për në Kinë, por u anulua pasi policët gjetën një valixhe me prezervativë, viagra, lojëra seksi dhe të brendshme femrash në një valixhe në shtëpinë e tij.

Ai nuk donte të kujdesej më për gruan e tij të sëmurë dhe kishte filluar një lidhje online me një grua tjetër, të cilën do e takonte shumë shpejt. Peter u justifikua se vrasjen e kreu pasi nuk kishte më ndjenja për gruan dhe kishte filluar të ndjente për një grua tjetër në Kinë.

Por gjykata zbardhi të vërtetën dhe e konsideroi vrasjen si veprim të lig dhe djallëzor.

“Kjo ishte një vrasje e ftohtë, e planifikuar, e një personi që duhet të mbështetej te ju”, tha gjykatësi para se ta dënonte me 25 vjet burg.