Gjilan/ Braktis burrin para dasmës, 17-vjeçarja shkon tek i dashuri, por përdhunohet nga shokët e tij
Transmetuar më 28-02-2020, 23:32

Një 17 vjeçare nga Gjilani nuk deshi të martohej me personin që ishte e fejuar, dhe kishte vendosur që të braktisë familjen e të largohej me të dashurin e saj në mesnatën e 23 shkurtit.

Ajo do të martohej ato ditë.

Por prindërit kishin lajmëruar rastin në Policinë Rajonale të Gjilanit, dhe më 24 shkurt ata i thanë policisë se e bija ishte kthyer, raporton Ekspres.

Bazuar në dëshminë që  ajo ka dhënë  në Policinë e Kosovës e të cilën e ka parë T7, e mitura ishte detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me shokët e të dashurit të saj.

Nga katër të dyshuarit, tre prej tyre janë arrestuar.

Të njëjtit kanë treguar versionin e tyre.

E Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve S.I, A.A dhe S.L., pasi dyshohet se janë të përfshirë në veprën penale “Dhunimi”.

/NOA.al

Loading...