Transmetuar më 28-02-2020, 23:21

SHBA premtim për luftë ndaj koronavirusit, epidemia vazhdon përhapjen në botë, Lombardia zona më e prekur e Europës

Dy pacientë raportohet se thyen një dritare dhe u arratisen nga spitali i Shtipit, në Maqedoninë e Veriut.

Pacientët raportohet se kishin ardhur nga Italia dhe ishin paraqitur në spital.

Lajmin e konfirmoi për “Telma” ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Naqe Çulev.

Bëhet fjalë për një burrë nga Vinica dhe partnerja e tij shtetase kroate të cilët para disa ditëve erdhën nga Italia dhe ishin shtruar në spital.

Burri ka pasur simptoma të koronavirusit, ndërsa së bashku me gruan janë dërguar në Shtip në njësinë infektive. Atje pacientët janë bërë agresivë dhe të dy kanë ikur pas që thyen dritaren.

Ata janë zbuluar se gjenden në shtëpinë e tyre në Vinicë, ku sipas MPB-së, së bashku me ekspertët nga Instituti për Shëndet Publik po përpiqen që t’i kthejnë në spital./NOA.al